Gjigandi gjerman do të bëjë 2.5 vjet burg, të paktën ky ishte vendimi i gjyqit. Boris Beker është një legjendë e madhe e tenisit, fituesi më i ri i Uimbëlldonit në 1985, dhe një njeri i veçantë, i cili gaboi lidhur me ligjin, duke falsifikuar një falimentim, e duke fshehur një pasuri prej 2.5 milionë paundë stërlinash. Mediat shkruajnë se në 2017 ai i detyrohej kreditorëve 50 milionë paundë stërlina, ndonëse u dënua për shumë më pak. Dënimi është 30 muaj burg, nga i cili ai do të shlyejë të paktën gjysmën. Gjithsesi, kemi parë yje të futbollit, si lojtarë apo trajnerë që i kanë pasur detyrime prej miliona eurosh organeve tatimore dhe nuk kanë bërë asnjë ditë burg.
Sfidanti.al