Terri s’do të dijë për opinionin: Abramoviç, pronari më i mirë në botë!

Nën drejtimin e tij, ish-kapiteni fitoi mjaft trofe dhe u ndje në kulmin e lavdisë, përveçse fitoi edhe një pasuri përsa i përket rrogës. Nuk është për t’u habitur që Xhon Terri mbetet në krah të pronarit të Çelsit, Roman Abramoviç, ndërsa miliarderi rus po largohet nga aksionet, dhe nuk po përjeton ndonjë lavdi të madhe në Britaninë e Madhe për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë. Ish-qendërmbrojtësi shkruajti sërish në rrjetet sociale duke e cilësuar Abramoviçin “pronarin më të mirë në botë”, dhe duke kërkuar të mbledhë 5 000 paundë stërlina për të krijuar një banderolë të madhe kushtuar atij në “Stemford Brixh”. Terri fitoi 5 tituj në Premier Ligë, 1 Champions, 4 Kupa të Anglisë, 3 Kupa të Ligës, 2 Superkupa të Anglisë dhe 1 Ligë të Europës, që do të thotë 16 trofe të mëdhenj në karrierë në vitet 2004-2017.

Sfidanti.al