Mbas mbarimit të Botërorit të Rusisë, Tibo Kurtua nuk u kthye më te Çelsi, duke e nxitur edhe më shumë Realin që e kërkonte atë me ngulm dhe që, më në fund, arriti që t’i siguronte shërbimet e tij. Ai i zhgënjeu shumë tifozët e “bluve” londinezë, por, megjithatë, agjenti i portierit belg shpjegoi se Kurtua u largua nga Çelsi për në Madrid, kryesisht, për arsye familajre.
“Ai donte që të ikte nga Londra, për shkak të fëmijve. Nëse familja e tij do të ishte në Londër, ai nuk do të largohej kurrë prej saj. Ai nuk kishte arsye tjetër që të largohej nga një klub i tillë si Çelsi që është mësuar të fitojë trofe”, vuri në dukje agjenti Henrotaj, duke shtuar: “Për fat të keq, fëmijtë e tij jetojnë me të ëmën në Madrid. Tibo hyri në vitin e fundit të kontratës me Çelsin, kështu që të dy klubet nuk patën vështirësi që të gjenin gjuhën e përbashkët. Kurtoa kishte shansin që të kthehej në Mardit, të bashkohej me fëmijtë e tij dhe ai e shfytëzoi këtë shans”, theksoi agjenti i lartpërmendur i portierit belg. Kurtua ka dy fëmijë, por është ndarë nga gruaja, kështu që ai nuk mund t’i merrte fëmijtë e tij në Londër.
Sfidanti.al