Gatuzo ka zili Barcelonën: Lojtarë me fytyra fëmijësh, por çfarë i bëjnë topit!

Trajneri i Milanit tha fjalë mjaft pozitive në adresë të shkollës së Barcelonës, “La Masia”, duke theksuar se e ka zili modelin që ka zgjedhur klubi katalonjas. Në ndeshjen e fundit, Milani mundi 1-0 Barcelonën, por mbas ndeshjes më shumë u fol për “perlën” e re të shkollës katalanase, Riki Puig (18 vjeç) që luajti gjithsej 45 minuta, por u bëri një përshtypje mjaft të mirë të pranishmëve.
“Riki është një futbollist spektakolar. Kur shoh se çfarë i bëjnë topit këta lojtarë më fytyra fëmijësh, lojën e tyre të bukur, me të vërtetë habitem. Atë që bëjnë ata, nuk është futboll, por një poezi e vërtetë. Kam kohë që dëgjoj për Rikin dhe të tjerë si ai te Barcelona. Atë që bën Barça, nuk klonohet. Ata nuk luajnë sipas ndonjë skeme, por sipas një ideje të ndërsjellë. Të them të drejtën, kam zili”, tha Gatuzo.
Sfidanti.al