Kriza qe po perjeton Mancester Junajtid ne kete fillim sezoni vazhdon te jete tema e dites ne Angline e futbollit. Pas humbjes me Totenhemin dhe pas shperthimit te Murinjos ne konferencen e shtypit, i erdhi radha Pogbase te thote fjalen e tij.
‘Dhe ne futbollistet nuk po arrijme te kuptojme se cfare po ndodh-tha Pogba-na vjen keq sidomos per tifozet, duam te bejme me mire’.
Me pas Pogba foli per ndeshjen me Totenhemin qe Mancester Junajtid e humbi 3-0.
‘E filluam mire ndeshjen, por ne pjesen e dyte pesuam dy gola-vijoi Pogba-goli i pare ishte ai qe na dha goditjen me te forte, deri ne ate moment e kishim ndeshjen ne dore. U shenua edhe goli i dyte, por ne vijuam sulmet. Ne fund goli i trete i mbylli te gjitha llogarite’.
Sfidanti.al