Le të mos mendojmë deri tek Kampionati Europian, të cilin edhe UEFA e trajtori “fluturimthi”. Në Europë ka halle të tjera të futbollit për shkak të koronavirusit, dhe shqetësimi ka nisur të rritet edhe në ishujt britanikë. Federata Angleze po diskuton se çfarë do të bëjë me ndeshjet e Premier Ligës, dhe situata e vështirë kërkon masa të veçanta, të pandodhura më parë. Një mundësi që askush nuk e do, por që mund të dalë e domosdoshme, është zhvillimi i ndeshjeve pa spektatorë. Llogaritë janë të thjeshta, pasi klubet fitojnë shumë nga shitja e biletave, pra humbjet do të ishin të mëdha.
Të tillë si Mançester Junajtid, Liverpuli apo Mançester Siti i kanë të ardhurat vjetore nga biletat dhe aktiviteti në stadium në 100 milionë euro e më shumë, ndaj edhe mëdyshjet për të marrë vendimin janë të mëdha. Nga ana tjetër, të ardhurat nga të drejtat televizive dhe sponsorët janë edhe më të mëdha, pra askush nuk guxon të mendojë që të anulojë ndeshjet e Premier Ligës.
Sfidanti.al