Përshkoi mbi 13 mijë km për të parë Milan-Genoa, klubi e shpërblen tifozin besnik

Ditët e fundit historia e tij bëri xhiron e botës në rrjetet sociale dhe tani për tifozin kilian të Milanit ka një fund të lumtur. David ishte nisur nga Kili për të ndjekur sfidën mes Milanit dhe Genoas, por që u shty për shkak të coronavirus duke bërë që mundi I tifozit të shkojë dëm. Megjithatë, klubi milanez vendosi ta shpërblejë për besnikërinë e tij duke I bërë një ftesë të vecantë në Casa Milan dhe duke I dhuruar një biletë për ndeshjen e radhës së Milani do të luajë në San Siro.

Por jo vetëm kaq, tifozi kilian mori si dhuratë fanelën  e Davide calabrias me autografin e futbollistit me italianin që bëri edhe komentin e tij për historinë e tifozit kilian

‘Përshëndetje David, historia jote është e cmendur dhe e meriton një dhuratë nga ana ime. Një gjest I vogël që shpresoj të të kënaqë, teksa jam në pritje të të kemi të ftuar në Milanello. Forza Milan!-shkruante Davide Calabria në komentin e tij në rrjetet sociale

Sfidanti.al