Ministri spanjoll I Shëndetësisë, Salvador Illa rekomandon zhvillimin e ndeshjeve evropiane të skuadrave spanjolle me ato italiane me dyer të mbyllura duke iu referuar më shumë sfidave mes Valencias e Atalantës dhe Getafes e Interit që do të luhen në 10 dhe 19 mars.
Gjatë ditës së martë, Drejtori I Qendrës për koordinimin e risqeve për shëndetin dhe emergjencave, Fernando Simon, pranoi se mund të merren masa kontrolli në evenimente sportive në masë për të penguar përhapjen e mëtejshme të coronavirusit nga I cili janë prekur 150 persona në Spanjë
‘Tani ka zona ku nuk duhet të ketë grumbullime njerëzish-tha Simon-Këshilli Superior I Sporteve, Ministria e Shëndetësisë, zonat e prekura dhe Federatat Sportive duhet të marrin një vendim’.
Edhe pse bëhet fjalë për skuadra që vijnë nga zona që nuk ka masa sigurie nga qeveria italiane, ekziston rreziku që të luhen me dyer të mbyllura edhe Sevilla-Roma në Europa league në 13 mars dhe Barcelona-Napoli në Ligën e Kampioneve në 18 mars.
Sfidanti.al