Vdekja e Bryant; 8 agjentë policie nën hetim; shpërndanë foton e aksidentit

Tetë policë të kontesë së Los Angelesit janë vënë nën hetim për shpërndarjen e fotove makabre të bëra në vendin e aksidentit me helikopter ku humbën jetën Kobe Bryant, vajza e tij Gianna dhe 7 persona të tjerë. Sherifi Alex Villanueva urdhëroi menjëherë fshirjen e fotove.

‘Ky ishte prioriteti im, të sigurohesha që ato foto të mos ekzistonin më-tha Villanueva për NBC News-identifikuam agjentët e përfshirë. Erdhën vetë në komantë dhe pranuan se kishin fotot dhe I fshinë. Iu komunikuam pa u ardhur rrotull fjalëve se sjellja e tyre ishte e pajustifikueshme’.

Villanueva shtoi se agjentët do të përballen me një hetim dhe me një sanksion të mundshëm disiplinor. Ndërsa Vanessa Bryant deklaroi se u ndje totalisht e shkatërruar kur mësoi për shpërndarjen pa autorizim të fotove të aksidentit dhe Villanueva deklaroi se u kërkoi ndjesë familjeve të viktimave.

Sfidanti.al