Antonio Konte shfaqet i dorëzuar pas humbjes së Çelsit me Uest Hemit përsa i përket luftës për titull në Premier ligën Angleze. Tekniku italian deklaroi se skuadra e tij tashmë është jashtë cdo pretendimi pasi diferenca me Mançester Sitin është shumë e madhe.
‘Të humbasësh 4 ndeshje në 16 javë të kampionati do të thotë se nuk jemi më në garën për titull-tha Konte pas ndeshjes-nga eksperienca ime mund të them se nëse dëshiron që të jesh në garën për titullin kampion, në pjesën e parë mund t’ia lejosh vetes humbjen e 1 ose2 sfidave’.
Çelsi me shumë mundësi do të ndërhyjë në merkaton e transferimeve dhe Konte e konfirmoi këtë.
‘Mendoj se është më mirë për merkaton të flas me drejtuesit e klubit për të dhënë opinionin tim-vijoi Konte-në fund vendimi përfundimtar i takon pikërisht klubit’.
Sfidanti.al