Tjetër “Pizza Party” në “Old Traford”, viktimë edhe Murinjo

Nuk mjaftoi humbja e 9-të në përballjet me Pep Guardiolën, dhe diferenca prej 11 pikësh me kreun. Për Zhoze Murinjon të këqiat nuk kishin të mbaruar në derbin ndaj Mançester Sitit, pasi trajneri i Junajtidit u përfshi në një sherr në tunelin e “Old Trafordit”, një konflikt që rikujtoi historitë “heroike” të rivalitetit Man. Junajtid-Arsenal.

Sërish një “Pizza Party”, kur festimet e tepruara të lojtarëve miq krijuan acarim tek vendasit. Murinjo u kërkoi lojtarëve të Sitit të tregonin më shumë respekt pas fitores, por në gjaknxehtësi e sipër, përgjigja për fjalët e tij ishte një shishe ujë kokës, mesa duket hedhur nga portieri kundërshtar, Ederson. Padyshim, që do të ketë masa nga Federata Angleze, por së pari sherri duhet dokumentuar me raportet e zyrtarëve dhe gjyqtarëve, por edhe me pamje filmike apo fotografike.

Sfidanti.al