Çfarë bën Dortmundi? Zëvendëson Bos me Shtëger, trajnerin që e shkarkoi Këlni i vendit të fundit

Aventura e Peter Bos te Borusia e Dortmundit mbyllet shumë shpejt. Skuadra verdhezi është shytur në një krizë të thellë që kulmoi me humbjen në ‘Signal iduna Park’ ndaj verder Bremenit,,disfatë që i zbret verdhezinjtë në vendin e 7 në kampionatin gjerman

‘Folëm gjatë me Bosz vendosëm ta shkarkojmë atë nga detyra e trajnerit të skuaddrës-shpjegon drejtori Sportiv i Borusias, Mikael Zork-ishte një vendim i vështirë për t’u marrë por gjithcka u krye në bazë të respektit reciprok’.

Borusia Dortmund nuk humbi shumë kohë me kërkimet për trajnerin e ri dhe e gjeti shumë shpejt atë, dhe ai është Peter Shtëger

‘Jam shumë i lumtur që më jepet mundësia që të punoj me Borusian e Dortmundit dhe të perjetoj atmosferën e Signal Iduna Park-ishin fjalët e para të trajnerit të ri të skuadrës gjermane. Ajo që të bën përshtypje është fakti se vetëm jë javë më parë, Shtëger u shkarkua nga drejtuesit e Këlnit, skuadrës që renditet në vendin e fundit.

Sfidanti.al