Kolona e “betonit”Geri Kehill.. para largimit nga Çelsi?

Pjesëtari i përfaqësueses së Anglisë, Gari Kehill, duket se nuk po shihet me sy të mirë nga trajneri i ri i Çelsit, Mauricio Sari, pasi ky i fundit nuk po i jep atij shans që të luajë, ndërkohë që trajneri italian “kthehu në jetë” mbrojtësin brazilian, David Luiz. Kështu, në kushte të tilla Kehill po mendon që të largohet nga “Stemford Brixhi”.
‘Sigurisht, në plan të parë është gjithnjë ekipi dhe këtë mendim kam edhe unë, por, megjithatë, unë duhet të mendoj edhe për karrierën time. Nëse nuk do të më jepet shansi që të luaj, sigurisht që unë do të kërkoj opsione të tjera. Çelsin unë e kam në zemër dhe unë po përpiqem shumë që të imponohem, por, nëse jam i panevojshëm, atëherë… Futbolli kështu e ka: ose luan ose nuk luan”, vuri në Geri Kehill që nuk arriti të luajë as në ndeshjen e parë që Çelsi zhvilloi, në kuadrin e Ligës së Evropës, me PAOK-un grek (0-1) në fushën e këtij të fundit, një ndeshje, ku Sari bëri disa ndryshime në formacion, por Kehillin nuk e futi në lojë.
Sfidanti.al