Xhoshua është njeri, pas ndeshjes shkon në dhomën e Povetkinit

Boksieri britanik, Entoni Xhoshua, mbrojti titujt e kampionit të botës të peshës së rëndë të katër versioneve të boksit profesionist, WBA, WBO, IBO dhe IBF, pasi mundi me nokaut teknik në raundin e 7-të sfidantin rus, Alekandar Povetkin. Forca dhe fuqia e madhe e duarve më të gjata të Xhoshuas ishin vendimtare në fitoren e tij të 22-të në karrierën e tij si boksier profesionit, nga të cilat vetëm njëra nuk është arritur me nokaut. Për Povetkinin, kjo ishte humbja e dytë në karrierën e tij, por e para që përfundon me ndërprerje të ndeshjes, pra me nokaut teknik. Humbjen e parë boksieri rus e ka pësuar nga boksieri ukrainas, Vladimir Kliçko.
Duhet të vihet në dukje se Povetkini luftoi si i barabartë vetëm në tre raundet e parë, kurse më pas kontrolli i ndeshjes kaloi në duart të Xhoshuas, deri sa ky i fundit e hodhi dy herë në tapet Povetkinin, duke e fituar ndeshjen me nokaut teknik.
Mbas ndeshjes Xhoshua bëri një gjest që i entuziazmoi të gjithë tifozët dhe dashamirët e tij, madje edhe opionin sportiv në përgjithësi. Ai mori leje dhe hyri në dhomën e zhveshjes së boksierit rus, Aleksandar Povetkin, të cilin ai e përshëndeti dhe e lavdëroi për ndeshjen e shkëlqyer që zhvilloi.
Sfidanti.al