Në Angli, ku futbolli është sporti nr.1, fitojnë të gjithë si klubet e mëdhenj, ashtu edhe ata të vegjël. Kështu, klubet e ligave më të ulta angleze, pra, jo ata të Premier Ligës kryesore, do të ndajnë mes tyre plot 670 milionë sterlina të drejtash televizive, mbas nënshkrimit të marrëveshjes mes ligës angleze të futbollit dhe “shtëpisë” televizive “Skaj”. Paratë e lartpërmendura do t’’i ndajnë mes tyre klubet që marrin pjesë në Championship, Ligën 1, Ligën 2 dhe në dy kupa. Marrëveshja e mësipërme pesëvjeçare do të fillojë të aplikohet, më 2019, dhe, në krahasim me atë të tanishme, vlera e saj është rritur 36 për qind.
Gjatë një sezoni në tv jepen, e shumta, 150 ndeshje, midis tyre 16 të Championshipit dhe, të paktën, 20 të Ligës 1 dhe Ligës 2. Të gjithë klubet mund t’i transmetojnë ndeshjet e tyre përmes sreamingut një herë në javë, nëse nuk bëjnë pjesë në programin e “Skajit”.
Sfidanti.al