Arsenali ne ‘Evropën e Vogël’, Wenger lë pushim 7 futbollistë

Ky sezon për Arsenalin është disi i çuditshëm  në aspektin e evenimenteve evropiane. Ndryshe nga sa jemi mësuar kur i kemi parë Topcinjtë në Ligën e Kampioneve, këtë radhë londinezët janë të detyruar të kënaqen me Europa League, event të cilin do ta nisin në Emirates përballë Këlnit. Trajneri Arsene Wenger ka vendosur që në këtë ndeshje të lërë pushimn 7 prej lojtarëve më të rëndësishëm të saj, Cech, Welbeck, Ozil, Xhakën, Ramsey, ndërkohë që do të rikthehet në fushat e lojës pas 13 muajsh Jack Wilshire. Po kështu do të aktivizohen edhe Sanchez e Giroud, ndërkohë që këtë fat priten ta kenë edhe 2 futbollistë të rinj; Reiss Nelsson e Joe Willock.

sfidanti.al