Botërori i MotoGP i vitit 2018 do të ketë 19 gara në 2018, një më shumë nga sa ka pasur deri tani. Federata Ndërkombëtare e Motociklizmit zyrtarizoi kalendarin e këtij kampionati që do të nisë në 18 mars me Çmimin e Madh të Katarit dhe që do të përfundojë me atë të Valencias në 18 nëntor. Gara që është shtuar në kalendarin e ri të MotoGP është Çmimi i madh i Tajlandës i përcaktuar të mbahet në 7 tetor. Vetëm në një rast do të ketë dy gara të njëpasnjëshme në botërorin e ri të MotoGP; në 5 dhe 12 gusht 2018 do të zhvillohen Çmimi i madh i Cekisë dhe ai i Austrisë, ndërsa në periudhën 21 tetor-4 nëntor do të garohet në Japoni, Australi e Malajzi.
sfidanti.al