Jyrgen Klop ka ambicie serioze për këtë sezon dhe dëshirën që ta fitojë mbas kaq kohësh Premier Ligën, kështu që ai kërkon nga lojtarët që ata t’i respektojnë me rigorozitet rregullat e vendosura nga ai. Media angleze vë në dukje se trajneri gjerman u ka kërkuar qartë të gjithë lojtarëve që të mësojnë anglishten që ata të mos justifikohen se nuk e kuptuan mirë atë (trajnerin).
Klopi mendon se mësimi i gjuhës do t’i ndihmojë futbollistët që të përshtaten më lehtë me ekipin dhe bashkëlojtarët e rinj, kurse ai do ta ketë më lehtë që t’i parashtrojë sugjerimet e veta gjatë ndeshjes.
“Kjo gjë është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi 10 në 10 raste historia ka treguar se futbollistët më të mirë vazhdimisht kanë dëshirë që të mësojnë”, deklaroi Klopi, lojtari i parë i të cilit që mori vërejtje lidhur me gjuhën, ishte Alberto Moreno.
Sfidanti.al