Kështu është shprehja në Angli, “over the moon”, ndërsa ne në shqip e themi se lojtarët ndihen sikur janë “në qiellin e shtatë”. Pak a shumë e njëjta gjë, dhe do të thotë se futbollistët e Liverpulit ndihen shkëlqyeshëm nga ana psikologjike edhe pse janë disi shumë prapa nga Mançester Siti në Premier Ligë. Të paktën, kanë mundësi të fitojnë një trofe pasi arritën finalen e Kupës së Ligës, që do ta luajnë ndaj Çelsit në shkurt, dhe trajneri Jurgen Klop është shumë i kënaqur. “Gjendja psikologjike në dhomën e zhveshjes është “përmbi hënë”, – tha ai pas fitores 2-0 ndaj Arsenalit në Londër, – ndeshje e vështirë, kohë të vështira, por djemtë ishin të jashtëzakonshëm. Ne shënuam dy gola të shkëlqyer, Diogo Zhota ka marrë zjarr dhe ne e dinim që në fillim se ai do të na ndihmonte shumë”.
Sfidanti.al