Klaudio Ranieri: “U befasova, nuk më kishte ndodhur më parë”

Strategu italian, Klaudio Ranieri, para një muaji, duke befasuar shumëkend, u shkarkua nga kryesia e klubit Lester Siti si trajner i këtij ekipi që, vetëm nëntë muaj më parë, e kishte shpallur atë kampion të Premier Ligës angleze, për herë të parë në historinë e tij. Sidoqoftë, rezultatet e dobta, gjatë këtij sezoni, i detyruan pronarët e “dhelprave” që t’i refuzojnë shërbimet e këtij trajneri italian. Një muaj pas shkarkimit, Ranieri, më në fund, vendosi që ta zbuloi atë që ka mbajtur deri tani në shpirt.

“Kur kujtoj shkarkimin tim nga Lesteri, gjëja e parë që më vjen në kujtesë, është ndjenja e befasisë së madhe dhe jo hidhërimi. U befasova, pasi një gjë e tilllë nuk më kishte ndodhur më parë. Kam kaluar shumë përvoja në jetën time, por si kjo e fundit asnjëherë, ishte, më të vërtetë, një befasi e madhe. Kjo është bota ime. E kam filluar karrierën tim si trajner në Katanzaro, ku fushat e futbollit nuk kishin bar dhe gjithçka në karrierën time e kam arritur vetë. Më vjen keq që gjithçka përfundoi në këtë mënyrë”, tha Ranieri.

sfidanti.al