Harri Kejn ishte në formë të madhe dhe doli në krye të renditjes së golshënuesve të Premier Ligës, por trajneri i Totenhemit, Harri Kejn, i druhet shumë asaj që mund të ndodhë në verë. Futbollisti i tij më i mirë ka shumë admirues dhe mund të zgjedhë që të largohet. Mançester Junajtid, Mançester Siti, por edhe klube jashtë vendit pritet të interesohen për të, dhe në fund të fundit, do të vendosë dëshira e lojtarit dhe jo milionat që do të kërkojë klubi londinez.
Gjithsesi, së pari Poçetino dëshiron të kënaqet me këtë që po ndodh tani. Me katër golat e shënuar në fushën e Leisterit, Kejn u ngjit në krye të renditjes së shënuesve me 26 gola, ndaj 24 të Romelu Lukakut të Evertonit, 23 të Aleksis Sançezit të Arsenalit dhe 20 të Diego Kostës së Çelsit. Ai ka shansin të fitojë Këpucën e Artë, madje për herë të dytë radhazi (vjet e fitoi me 25 rrjeta), si dhe të arrijë kuotën e 30 golave. i duhet të shënojë 4 edhe në takimin e fundit ndaj Hull Sitit. i fundit lojtar që e ka fituar Këpucën e Artë dy herë radhazi ishte Van Persi në 2013.
Sfidanti.al