Kampionët e Anglisë “mahnisin” me varfërinë e pikëve

Leicester City mahniti gjithë botën e futbollit, kur një vit më parë ia doli të shpallej kampion i Premier Ligës.

Mirëpo në sezonin kur skuadra e Claudio Ranierit ka nisur mbrojtjen e titullit, ata kanë hasur në probleme të njëpasnjëshme dhe tani bëhen ekipi kampion me startin më të dobët të sezonit në histori të Premier Ligës.

Pas barazimit të sotëm pa gola me Middlesbrough, Leicester City numëron vetëm 21 pikë në 20 ndeshje, që është numri më i vogël i pikëve të mbledhura nga një skuadër kampione.