Nxehet Grizman, bën një krahasim me Ronaldon dhe Mesin!

Nuk është i qetë Antuan Grizman dhe duhet të ketë arsye për këtë. Sulmuesi francez nuk i priti mirë pyetjet që iu bënë nga gazetarët lidhur me një transferim të mundshëm në një klub tjetër, shenjë e qartë se ai vërtet ndihet i dyzuar për të ardhmen. “Unë nuk e kuptoj se përse më pyesni vazhdimisht për të ardhmen, – tha i nervozuar futbollisti i Atletikos së Madridit, – nuk më pëlqen aspak kjo pyetje”.

Grizman vazhdoi duke thënë se “nuk duhet të më ngacmoni me këto pyetje, pasi Kristianos (Ronaldo), Mesit apo Bejlit nuk ia bëni pyetjen se ku do të jenë duke luajtur vitin e ardhshëm”. Futbollisti 25-vjeçar u shpall më i miri në Euro 2016 dhe klube të rëndësishëm e kërkojnë.

Zhoze Murinjo besohet se e do me patjetër tek Mançester Junajtid, ndonëse është folur edhe për emra të tjerë. Flitet se trajneri portugez është gati të japë 72 milionë euro për kartonin e Grizmanit, për ta bashkuar atë në “Old Traford” me lojtarin tjetër të kombëtares franceze, Pol Pogba. “Unë jam i lumtur tek Atletiko”, – është përgjigja e momentit që del nga goja e sulmuesit.

Sfidanti.al