Junajtid-Siti, për herë të parë “fqinjët e zhurmshëm” barazojnë financat!

Në 2007-2008, diferenca ishte dy herë e gjysmë. Kështu krahasohej buxheti i Mançester Junajtidit (257 mln paundë atë kohë) me buxhetin e Mançester Sitit (104). Kanë kaluar 11 vjet, dhe “natyra” ka ndryshuar plotësisht, dhe për herë të parë “qytetarët” janë gati për të kaluar “djajtë e kuq”. Ata që Sër Aleks Fergusoni i quajti “fqinjë të zhurmshëm” llogarisin buxhet vjetor prej 560 milionë paundë stërlina, falë një kontrate të jashtëzakonshme me Pumën, kontratë që vlen 650 milionë në 10 vjet. Mançester Junajtid, ndërkaq, ka rënë në 560-580 milionë siç parashikohet për këtë sezon, ndërsa nuk është në Champions, e ndodhet në vendin e 6-të në Premier Ligë.

Sfidanti.al