Tani kjo punë ka marrë fund sepse talenti i ri i Barcelonës ka rinovuar kontratën dhe, siç është traditë në futbollin spanjoll, atij i është vendosur klauzola 400 milionë euro për kartonin. Gjithsesi, Mançester Junajtid qenka përpjekur për të marrë Ansu Fatiun, 17-vjeçarin e shkëlqyer të akademisë katalanase, madje duke qenë gati të paguante rreth 170 milionë euro për kartonin. Mediat britanike tallen në një farë mënyre me “djajtë e kuq”, duke u kujtuar se ata nuk deshën të paguanin 120 milionë euro për kartonin e një lojtari shumë më të sprovuar, Xhejdën Sanços të Dortmundit!
Sfidanti.al