E ardhmja e Philipe Coutihos duket se do të jetë te Barcelona. Sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo’, Ronald Koeman e mori në telefon brazilianin pas suksesit në Ligën e Kampioneve për t’i komunikuar se është në planet e tij për sezonin 2020/21 dhe jo në mënyrë simbolike, por me objektivin që ai të jetë pjesë e skuadrës së parë
I dhënë në formë huazimi te Bayerni i Mynihut këtë sezon ku fitoi gjithcka, plani i Coutinhos ishte të kalonte në Premier League dhe ai i Barcelonës ta shiste. Por situatat ndryshuan; e para për shkak të mungesës së ofertave që do të ndihmonin klubin të amortizonin koston e tij, e dyta për shkak të vështirësive ekonomike të Barcelonës për të përballuar blerjet në merkato dhe së fundmi, ardhja e Koeman në stol që krijoi përshtypjen se holandezi beson se Coutinho do t’i shërbejë Barcelonës.
‘Duhet të kthehem dhe ajo që mund të them është se kam dëshirë që të punoj për të jetuar një sezon madhështor. Të shohim cfarë do të ndodhë-tha Coutinho për Movistar menjëherë pas triumfit në Champions League, dicka për të cilën erdhi te Barcelona dhe klubi nuk ia doli mbanë, por braziliani në aspektin individual po.
Sfidanti.al