Verën e kaluar, Zhoze Murinjo i hapi luftë bordit drejtues të Mançester Junajtidit për mungesën e përforcimeve, dhe njëri nga lojtarët që ai dëshironte ishte qendërmbrojtësi i Anglisë, Harri Megajer. Trajneri portugez nuk i pati paratë që kërkoi, dhe Megajer vazhdoi tek Leisteri, ndërsa këtë vit “era ndryshoi drejtim”. Duket se 26-vjeçari ka zgjedhur Mançester Sitin, që është gati të paguajë 80 milionë paundë stërlina, apo afërsisht 90 milionë euro. Kjo do të thotë se, anglezi do të kalojë holandezin Van Dajk, si transferimin më të shtrenjtë në botë për një mbrojtës.
Refuzimi i pritshëm i Megajerit mendohet se do të jetë një goditje e rëndë për trajnerin Solskjer dhe përpjekjet e tij për të ndërtuar një skuadër të fortë në “Old Traford”. Për momentin, “klubi i modës” në Angli është Mançester Siti, që pritet të marrë edhe Rodrin nga Atletiko e Madridit për 70 milionë euro, dhe pas formacionit të Guardiolës, vjen ai i Jurgen Klopit, Liverpuli.
Sfidanti.al