Ky futbollist nga Bregu i Fildishtë dhe një nga legjendat e Mançester Sitit refuzoi një ofertë financiare mjaft të favorshme që i erdhi nga Kina, me qëllim që të vazhdojë që të luajë me blusën e ManSitit deri në fund të sezonit. Tures iu ofruan plot 430 000 sterlina në javë, si pagesë, por, tani, që ai ka siguruar shansin nga Guardiola që të luajë, ky futbollist shpreson për një kontratë të re me ekipin e “qytetarëve”.
Ky futbollist 33-vjeçar nuk luajti në numrin më të madh të ndeshjeve në fillimit të sezonit të Premier Ligës, por në shtatë ndeshjet e fundit ai ka filluar të luajë qysh në fillim, në formacionin e parë dhe përsëri po luan një rol të rëndësishëm në ekipin e Guardiolës. Pas dëmtimit të Ilkaj Gundoanait, Ture, tani, po luan një rol kryesor në organizimin e lojës dhe po përpiqet që ta nxjerrë ManSitin nga kriza.
Sfidanti.al