Edhe pse është nën një presion të madh, dhe as e kishte menduar, Murinjo është një luftëtar kur flitet për të mbrojtur “yjet e fikur”. Mbron Ibrahimoviçin nga sulmet që nuk pushojnë: “ Ai tingëllon mirë për ekipin. Krijon shumë raste dhe i mugon vetem goli që është një zakon për të. Nëse nuk e kam harruar në ndeshjet me Stoken, Liverpulin, Çelsin e Bernlein ka humbur një thes me gola, por ka qënë fantastik në dinamikën e tij. Kjo vlen shumë për ekipin”- ka thënë trajneri që ka bashkëpunuar me suedezin edhe në Milano tek Interi.
Edhe pse 35 vjeç, dhe disa e japin për në pesion, apo që zgjodhi kampionatin e gabuar për të fshehur moshën, Ibra nuk e kishte menduar se do të mundeshin në Turqi me Fenerbaçen. “ Nuk mund të them të njëjtat gjëra si në Champions edhe në Premier. Një gjë po ju them, se edhe kur shënon ai është fantastik. Kështu, nuk ka asnjë problem për të”. “Special One” nuk është i lumtur për klasifikimin që mbajnë djajtë në klasifikim, në vendin e tetë, 8 pikë larg nga Mançester Siti, Arsenali dhe Liverpuli. Janë vetëm 10 javë të luajtura…