Mund të ndalet Flamurtari në fushë apo të frikësohet me ultimatume nga zyrat, por nuk ndalet sponsori i saj, Sinan Idrizi, ai që sapo ka bërë një deklaratë të fortë, duke fikur dritat e ndeshjes me Skënderbeun dhe duke ndezur dritat e polemikës me kreun e FSHF-së:
“ Mos më ngatërroni mua me ata që në vitet 90-të kanë qarkulluar jashtë vendit me pasaporta të falsifikuara, duke shitur orë të vjedhura dhe duke tregtuar edhe çorape grash..”