Alekasandro Pato kujton histori interesante, të momenteve të para të mbërritjes në Milano. Gjatë një interviste për Fox Sport, ende kujton takimin e parë me Ronaldon. “Unë isha 17 vjeç dhe në dhonën e zhveshjesh isha bashkë me Ronaldon dhe Maldinin, ndërsa përballë qëndronte Kaka. Këtu më afrohet Ronaldo dhe pasi më pyet për shëndetin, m’u drejtua: Ti duhet të vendosësh, që të vish me mua, në grupin tim dhe më tregoi një revistë Playboy, ose të futesh te grupi i Kakasë”. Kuptohet që në atë kohë, kjo nuk ishte gjëja që prisja, aq më shumë nga një futbollist si ai, por gjithsesi ishte një moment shumë i rëndësishëm.
Ishte vera e vitit 2007, kur braziliani ka shkelur për herë të parë në Milanelo, madje kujton edhe takimin e çuditshëm me Ançelotin. “Më dërguan për të bërë testet mjekësore dhe kur erdhi rradha e atyre të syve, më hodhën një ilaç. Kur mbërrita në Milanelo për të takuar Ançelotin për herë të parë, as që mund t’i hapja sytë… nuk shihja fare dhe kjo është e stampuar tek fotot e kohës”, përfundon Pato.