Një tjetër talent shqiptar del nga radarët e Kombëtares. Adri Mehmeti që në moshën 17 vjeçare ka impresionuar me paraqitjet e tij në Major League Soccer, është përfshirë në listën e të grumbulluarve të kombëtares amerikane.
Trajneri Mauricio Pochettino këtë të enjte publikoi listën e plotë të futbollistëve që ka vendosur të vërë nën urdhrat e tij për ndeshjet ndërkombëtare të muajit shtator ndaj Perusë dhe Kilit dhe Adri Mehmeti figuron në këtë listën e të grumbulluarve të trajnerit argjentinas, edhe pse Shqipëria ishte opsion për të. Në fakt Adri Mehmeti e ka veshur më parë fanellën kuqezi atë të kombëtares U15, por tani ai do të veshë atë të SHBA

