Boksierët profesionistë nuk janë gjithnjë ndër shembujt për t’u ndjekur. Nuk flasim për Xhorxh Foremanin apo Vitali Kliçkon, por edhe pas të tillëve si Majk Tajson, kanë mbetur të tjerë. Shembulli më i qartë i çmendurisë pa kufi ishte mes dy boksierëve që do të ndeshen në dhjetor.
Dilian Uajt dhe Derek Çisora ishin ftuar në studion e televizionit të njohur, “Skaj”, në emisionin “dorezat janë hequr”. Për fatin e keq të drejtuesit Xhoni Nelson, dorezat nuk ishin hequr plotësisht.
Çisora i hodhi ujë rivalit, por Uajt u përgjigj duke ia hedhur fytyrës gotën e mbushur me ujë. Kaq u desh dhe nisi përleshja, ku Nelson ishte në rolin më fatkeq, por shpëtoi paq. Mirë që ishin thirrur forca sigurie, të cilat ndërhynë pa arritur të trashej puna.
Shëmtia e emisionit të Nelsonit ishte e plotë pa ardhur puna tek fluturimi i gotave (boksierët u shpëtuan atyre me instinkt), pasi ofendimet ishin pjesë normale e “menysë”. Uajt e quajti vazhdimisht Çisorën “idiot”, ndërsa ai iu përgjigj duke e quajtur “dhi”. Ja një shembull sesi mund të bëhesh njeri i vërtetë duke parë të tillë programe.
B. Kuka