Çelsi kryeson me një diferencë prej 9 pikësh nga vendi i dytë, Totenhemi dhe po i drejtohet i sigurt titullit kampion, por Murinjo duket i “lënduar” nga notat maksimale me të cilat është vlerësuar stili i punës së pasardhësit të tij në stolin e bluve të Londrës, aq sa nuk e ka kursyer edhe ta shprehë atë publikisht pas fitores në shtëpinë e Ranierit. Kjo nuk është hera e parë që rivalët përfundojnë në shënjestrën e tij këto ditët e fundit. Pas ndeshjes me Hullin, Mou protestoi për gjykimin dhe u kërcënua se do të shkonte në tribunë. Ai akuzoi arbitrat për trajtimin special që i bëjnë trajnerit të Liverpulit, Jyrgen Klop, për sjelljen e gjermanit.
“Skuadra ime është duke luajtur shumë mirë. Por për shumë vite gjatë karrierës sime, veçanërisht në këtë vend, kur skuadrat e mia kanë qenë të pamëshirshme dhe fenomenale në mbrojtje, por edhe të forta në kundërsulm, unë dëgjoja javë pas jave se nuk ishte e mjaftueshme, pavarësisht se e fituam titullin kampion tri herë”, tha ai pas fitores bindëse në “King Power Stadium”