Rregulla të çuditshme në sporte të ndryshëm që pakkush i di

Kur shikoni ndeshje ose konkurrime të ndryshme, herë pas here, ju me siguri filloni ta vrisni mendjen për situatat që krijohen, por që ju nuk i kuptoni, pasi nuk i dini të gjithë rregullat. Dhe, në fakt, ka rregulla që ju jo vetëm që nuk i dini, por as që iu ka shkuar mendja. Por, sidoqoftë, ekzistojnë specialistët që mund të na bëjnë të ditur edhe rregullat më të çuditshëm dhe më marramendës. Më poshtë, në po ju sjellim disa rregulla të tillë që, ka shumë mundësi, të mos i dinë as vetë sportistët që ushtrojnë një sport të caktuar.

GOLF – Në rast se ju nuk shënoni emrin dhe nuk vendosni firmën tuaj në kartën tuaj të rezultateve, ju mund të diskualifikoheni. Firma është shenjë e vlefshmërisë dhe e pranimit nga ana juaj të rezultatit tuaj. Në rast karta përkatëse nuk firmoset, atëherë, edhe rezultati nuk do të jetë zyrtar.

TENIS – Në rast se filloni që të përpiqeni të fitoni pikë, duke mbajtur kapele  ose kasketë në kokë, atëherë, duhet ta përfundoni realizimin e pikës me kapelen ose kasketën në kokë. Në rast se ajo bie nga koka gjatë shkëmbimit të topit të tenisit, pika e fituar ndërpritet dhe ajo pjesë loje duhet të përsëritet. Në një situatë të tillë është ndodhur Endi Marej në turneun US Open, më 2012, në ndeshjen me tenistin Tomash Berdih.

ATLETIKE – Heqja e veshjes së sipërme ose e kanotierës, gjatë zhvillimit të garës, është e ndaluar rreptësisht. Alteti francez Majedin Mekisi-Benabad, në garën finale të 3000 metrave me pengesa në stadiumin “Stadion France”, donte që ta festonte triumfin në këtë garë, pra fitimin e medaljes së atrtë, në mënyrën e vet, duke hequr kanotierën, por, më pas, kjo medalje iu hoq atij!

HIPIZËM – Nuk lejohet që kuajve që marrin pjesë në disiplinat, ku ata duhet të kapërcejnë barrierat, t’u bëhen prerje të vogla te këmbët, duke qenë se besohet se këto prerje të vogla i bëjnë kuajt që të kërcejnë më shumë.

VATERPOL – Nuk lejohet spërkatja me ujë në fytyrën e kundërshtarit.

SHAH – Konkurrentja femër mund ta humbasë ndeshjen, nëse e tregon më shumë se duhet trupin e saj, pra, në rast se nuk është veshur ashtu si duhet. Në rast se kundërshtarja ankohet, atëherë, komisioni i gjyqtarëve duhet të bëjë vlerësimin, nëse shahistja tjetër është veshur ashtu si duhet, në mënyrë serioze.

VOLEJBOLL NE RRERE – Të dy ekipet nuk lejohen që të kenë veshur veshje të njëjta. Në rast se ndodh një gjë e tillë, se cili ekip duhet ta ndërrojë veshjen, përcaktohet me kokë ose pilë.

Sfidanti.al