Frikë në mbrëmje Barcelona-Atletiko, Mesi i ..zverdhur!

Leo Messi do të jetë titullar në ndeshjen e nesërme ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinalen e kthimit në Copa del Rey.

Barcelona nesër do të zhvillojë ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Copa del Rey ndaj Atletico Madridit.

Ndeshjen e parë e kishte fituar Barcelona 1:2 dhe tashmë i mjafton çfarëdo fitore ose barazimi për të kaluar në finale.

Kjo ndeshje do të jetë e rrezikshme për Leo Messin, i cili në rast se ndëshkohet me karton të verdhë, atëherë do të mungonte në finale. Në situatë të njëjtë janë edhe Jordi Alba dhe Samuel Umtiti.

Kujtojmë se gjyqtar në ndeshjen e nesërme do të jetë Jesus Gil Manzano, i cili është edhe gjyqtari më i ashpër i La Ligas.