Me të vërtet një moment i keq për Murinjon. Trajneri i Mançester Junajted, ndërsa pret që nga fusha të marrë sinjale jete, është ndëshkuar me një gjobë prej 8ooo stërlina. Por nuk preket vetëm portofoli: është dënuar me 1 ndeshje në shkallët e tribunës për protestë ndaj arbitrit Klatenburg. Ju kujtohet skena në ndeshjen me Burnlein të shtunën? Një sezon i mallkuar kur kujton edhe gjobën 50000 stërlina për komentet “e lajthitura”për arbitrin Tejlor, para ndeshjes me Liverpul.
Mançesteri i tij po vuan të ndizet në fushë, kurse jeta e trajnerit po përkeqësohet nga dita në ditë. Larg familjes në një hotel në veri të qytetit, gjë që e detyroi ta quante “ një fatkeqësi”, dhe si t’ihapesh derën së keqes… vjen edhe një gjobë nga organi disiplinor. Gjuha e tij si brisk, në adresë të arbitrit Klatenburg, e ka dërguar larg stolit në ndeshjen e ardhshme me Suonsin.