Trajneri spanjoll i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka një ekip të shkëlqyer gjatë këtij sezoni, por, megjithatë, ai po mendon për përforcime të reja gjatë sezonit të ardhsëhm dimëror të transferimeve. Mediume në Spanjë shkruajnë se Guardiola është i interesuar seriozisht për shërbimet e futbollistit boshnjak, Miralem Pjaniç, që, me të drejtë, konsiderohet si “truri” i Juventusit.
Guardiola edhe kur drejtonte Barcelonën, është interesuar për Pjaniçin. Pritet që oferta përkatëse për Pjaniçin nga Siti të bëhet në janar dhe thuhet se ajo do të jetë 60 milionë euro.
Sfidanti.al