Guardiola nuk ka frikë të prekë…”palcën” e Sitit

Joe Hart nuk është futbollisti i vetëm i profilit të lartë që u largua nga Man[ster Siti.Pas përfundimit të këtij sezoni, rrugën e tij mund ta ndjekin edhe dy yje të skuadrës nga “Etihad Stadium”.

Tabloidi britanik “Mirror” nenvizon se sulmuesi Sergio Aguero dhe Vincent Kompany mund të largohen nga Siti pasi nuk janë pjesë e planeve të menaxherit Pep Guardiola.

Aguero nuk ishte titullar për ndeshjen e rëndësishme kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve të mërkurën dhe trajneri i kritikua per vendimin.

Kurse, Kompani as që ishte pjesë e skuadrës edhe pse ka qenë një prej futbollistëve kryesorë në sezonet paraprake, para ardhjes së Guardiolës.

Hart u largua nga klubi duke u huazuar në Torino gjatë verës.

Duket , fati i njëjtë mund t’i presë edhe Agueron e Kompanyn derisa Guardiola vazhdon ndërtimin e një skuadre që ai beson se do të luftojë për tituj të rëndësishëm.