Asnjëherë ndoshta në histori, dy klubet më të titulluar në Itali nuk janë ndeshur me diferencë kaq të madhe sa sot. Milani pret Juventusin në “San Siro” krejtësisht në rolin e “të voglit” përballë gjigandit, pavarësisht se bëhet fjalë për një skuadër që ka fituar 7 Liga të Kampionëve.
Analiza e “La Gazeta delo Sportit” tregon se 11 lojtarët e formacionit të mundshëm titullar juventin kanë kushtuar 4 herë më shumë sesa ata të formacionit të mundshëm milanist. Natyrisht, nëse përfshihen edhe lojtarët e stolit, diferenca mund të ishte po kaq e madhe, apo edhe më shumë, pasi këtë herë nuk do të jenë nga minuta e parë të tillë si Dibala, Manxhukiç apo Pjaca.
Të total, trajneri i lombardëve, Alegri, pritet të hedhë në fushë një ekip që vlen 216 milionë euro, ku përfshihet edhe blerja-rekord e klubit ajo e Gonzalo Higuainit, që kushtoi 90 milionë.
Trajneri Montela, përballë tij, përgjigjet me mundësi shumë më modeste, pasi formacioni i tij kushton jo më shumë se 66 milionë euro, me disa nga lojtarët që janë krijuar në klub ose janë marrë me kosto zero.
Formacioni i Juventusit: Bufon 38 milionë euro, Benatia 3, Bonuçi 15.5, Barxali 0.3, Dani Alvesh 0, Aleks Sandro 26, Hernanes 11, Kedira 0, Pjaniç 32, Higuain 90. Gjithsej: 216 milionë euro.
Formacioni i Milanit: Donaruma 0 milionë euro, De Shilio 0, Romanjoli 25, Paleta 1 milionë, Abate 0, Bonaventura 5, Lokateli 0, Kucka 3, Niang 2, Baka 30. Gjithsej: 66 milionë euro.
B.Kuka