Guardiola i përgjigjet Dani Alveshit: Preferoj seksin, me diferencë!

Një ditë më parë, Dani Alvesh habiti jo pak kur deklaroi se “të luash futboll në skuadrën e Pep Guardiolës është më mirë sesa të bësh seks”. Trajneri i sotëm i Mançester Sitit u pyet për gjykimin e ish-lojtarit të tij tek Barcelona, dhe thuajse doli një zhgënjim, por me mjaft klas.

“Unë për vete preferoj seksin, madje me diferencë të madhe (në krahasim me futbollin e ekipeve të mi), – tha ai, – më vjen mirë që Dani është një admirues i filozofisë sime të futbollit, dhe ka shumë lojtarë që e pëlqejnë atë, por ka edhe shumë që nuk e pëlqejnë. Ju e dini se është njëri nga Suedia, apo nga vende të tjera, që nuk më pëlqejnë aq shumë”. Njeriu nga Suedia, siç kuptohet, është Zllatan Ibrahimoviçi, që nuk shkoi aspak mirë me Guardiolën kur ishin bashkë tek Barcelona në sezonin 2009-2010.

Sfidanti.al