Hënes s’e sheh Bajernin favorit, por Kovaçi: Ne, rivalët e Dortmundit

Nuk qenkan në një mendje dy njerëzit me pushtet tek Bajerni, presidenti Uli Hënes, dhe trajneri Niko Kovaç. i pari vlerëson se Borusia e Dortmundit mund të quhet favorite për ndeshjen mes tyre në Bundesligë këtë fundjavë. “Për herë të parë, pas shumë kohësh, Dortmundi është favorit, – tha presidenti bavarez, – ne nuk mund të shkojmë këtë herë atje dhe të themi se jemi favoritë, se do të marrim patjetër 3 pikët. Kryesorja, të luajmë mirë”.

Niko Kovaç duket pak më optimist. “Flitet shumë për presionin në këtë ndeshje, por unë nuk e ndjej, – tha ai, – dy vjet më parë po luanim për të mos rënë nga kategoria me Frakfurtit, dhe ai ishte presion. Dy skuadrat, Bajern e Dortmund, e respektojnë njëra-tjetrën, dhe Dortmundi është shumë i fortë, por e di se ne jemi Bajerni”. Verdhezinjtë kryesojnë renditjen e Bundesligës me 24 pikë pas 10 ndeshjeve, 4 pikë më shumë se Bajerni, ndërsa dy ekipet ndeshen mbrëmjen e kësaj të shtune në “Signal Iduna Park”.

Sfidanti.al