Me 61 fitore, 23 barazime dhe 15 humbje, Pep Guardiola është, tani, trajneri më i suksesshëm në historinë e 100 ndeshjeve të zhvilluara në Evropë. Trajneri spanjoll la mbas vetes mentorin e tij, kur ai luante me Barcelonën, trajnerin holandez, Lui van Gal. Ky i fundit, në 100 ndeshjet e para, shënoi 61 fitore, 22 barazime dhe 17 humbje. Këto shifra mbas emrit të Guardiolës vijnë mbas katër sezoneve të kaluar në Barcelonën e tij, tre te Bajerni i Myhut dhe, pak më shumë se gjysmë sezoni, të Mançester Siti. Cfarë që të ndodhë në ndeshjen e ardhshme në Monako, Pep Guardiola do të jetë trajneri i nëntë me këtë shifër në konkurrimet në Evropë.
sfidanti.al