Guardiola, “aleat” me Klopin për hir të fitores së Kupës së Anglisë?!

Për momentin, Championsi është si një “shampanjë e vendosur në akull”. Të kuptohemi, ende jo e fituar, por diçka që mund të presë pasi gushti është larg, ndërsa më parë duhet menduar për sezonin anglez. Mediat britanike njoftojnë se Pep Guardiola po mendon që të arrijë maksimumin e trofeve të fituara këtë edicion, dhe për këtë i duhet të përqëndrohet te Kupa e Anglisë.

Premier Liga është pronë e Liverpulit këtë vit, dhe për këtë nuk duhet të ketë asnjë mëdyshje, dhe Pepi raportohet se do të dobësojë formacionin për ndeshjen e kampionatit nesër në fushën e Çelsit. Një sfidë e vështirë, ndër më të vështirat e mbetura, por Guardiola nuk ka zgjidhje tjetër, nëse dëshiron që ekipi i tij të jetë i freskët për të eleminuar Njukasëllin nga Kupa. Gabriel Zhezus mund të luajë në vend të Kun Agueros së dëmtuar, por ndoshta në fushë do të jetë mesfushori Ilkai Gyndogan për rolin e sulmuesit.

“Nuk kam dyshime për Gabrielin, por kam dyshime nëse një lojtar mund të luajë çdo tre ditë, – thotë Guardiola, ndërsa Aguero nuk dihet kur kthehet, – Edhe Rahimi (Stërlingu) mund të luajë në atë pozicion, edhe De Brujni apo Bernardo (Silva)”. Në “Stemford Brixh” nuk do të ketë Xhon Stouns, që do edhe pak kohë të kthehet nga dëmtimi. Nëse Siti ul ritmin në Premier, kjo mund t’ia japë më shpejt titullin Liverpulit.

Sfidanti.al