E treta e vërteta, Dortmundi i beson sërish Favresë për titullin!

Mediat nuk i pati me vete, sidomos pas dy humbjeve me Bajernin, eleminimin nga Championsi prej PSG-së dhe eleminimit nga Kupa në Bremen. Gjithsesi, tabloidi “Bild” njofton se Borusia e Dortmundit vendosi, një ndeshje para fundit të kampionatit, që të mbante edhe për një vit tjetër Lysien Favrenë. Zvicerani 61-vjeçar do të jetë trajner i verdhezinjve për të tretin sezon me radhë, dhe në klub besojnë se kjo do të jetë “e treta e vërteta”.

Kritikat kanë ekzistuar, pasi nuk u plotësua dëshira e shefit ekzekutiv Vacke për të fituar titullin, si dhe nuk bënë “fajde” shpenzimet prej 150 milionë eurosh të bëra nga menaxheri Mikael Cork. Gjithsesi, drejtuesit kanë vënë re se skuadra ka bërë përpara, se janë fituar më shumë pikë se kurdo herë, dhe se lojtarët janë me trajnerin. Duke mbajtur Xhejdën Sançon, Halandin, e të tjerët, sezonin e ardhshëm mund të jetë më mirë.

Sfidanti.al