Coronavirus në Adria Tour, babai i Djokovic akuzon Dimitrov: Ishte i infektuar

Nuk shuhen polemikat për Adria Tour pas rasteve pozitive me Covid-19 të shfaqura në këtë eveniment. Tani ai që i hedh benzinë zjarrit ishte Srdjan Djokovic, babai i numrit 1 të renditjes botërore që akuzoi Dimitrov, i pari që rezultoi i prekur nga coronavirusi.

‘Përse ndodhi? Sepse ndoshta ai erdhi i infektuar që kushedi ku e ka marrë-tha Srdjan Djokovic-nuk u testua këtu e bëri diku tjetër. Mendoj se kjo ishte e gabuar duke shkaktuar dëme të mëdha si Serbisë ashtu edhe familjes sonë’.

Tenisti bullgar u konsiderua si përgjegjësi kryesor për krijimin e një vatre nga një organizator i Adria Tour sipas të cilit Dimitrov i kishte simptomat por nuk njoftoi dhe mori pjesë në të gjitha eventet kolateralë të turneut duke përfshirë këtu edhe ndeshjet e basketbollit, festat në diskotekë dhe takimet me tifozët.

Ndërkaq, menaxheri i Dimitrov, Georgi Stoimenov bën mea-culpa për sjelljen e cdokujt gjatë kësaj periudhe.

‘Është një temë delikate-tha Stoimenov-nëse dikush afrohet për të të përshëndetur me shumë ngrohësi, detyra e tij është që të mbajë maskë dhe të thotë jo. Por cdokush nga ne bëri të njëjtin gabim, nuk ishim të disiplinuar sic duhet të ishim në të vërtetë. Ishim vazhdimisht të rrethuar nga njerëz edhe pse ndoshta vetëm 20% ishte me virusin. Thuajse të gjithë ata që ishin në kontakt me Grigorin rezultuan negativë. Kështi që nuk e di se cilat janë rregullat kundër shpërndarjes së virusit. Kam kaluar shumë kohë me të, por rezultova negative. Grigor është mirë dhe po e merr veten pak nga pak. Dje nuk kishte asnjë simptomë në krahasim me ditët e kaluara’.

Sfidanti.al