Nëse brezi i vitit 1992 do të kishte qenë i ri tani, dhe do të ishte bërë pjesë e kësaj skuadre, nuk do të kishte pasur asnjë shans për të triumfuar. Njëri prej lojtarëve të atij brezi, Geri Nevil, u shpreh kështu ndërsa lëshoi një sulm të ashpër për drejtuesit e Mançester Junajtidit, duke i akuzuar si shkaktarë të dështimeve të deritanishme.
“Kur ne ishim të rinj dhe u bëmë pjesë e skuadrës së Fergusonit, – tha ish-mbrojtësi i djathtë, – arritëm të fitonim sepse në skuadër kishte udhëheqës si Roi Kin dhe Erik Kantona. Nëse ne do të ishim të rinj sot, dhe do të ishim pjesë e kësaj skuadre, nuk do të kishim arritur asnjë sukses”. Geri Nevil ishte pjesë e brezit të quajtur “bebet e Fergit”, bashkë me vëllanë e tij Fil Nevil, Rajan Gigsin, Dejvid Bekamin, Pol Skoullsin dhe Niki Batin, duke u bërë të famshëm për sukseset e mëdha në vitet 90-të e 2000.
Nevil thekson se akademia e klubit prodhon talente siç janë Markus Rashford, Mejzën Grinvud apo Skot Mektominej, por në skuadrën e trajnerit Solskjer nuk ka prijës me përvojë. “Në 7 vitet e fundit janë shpenzuar 900 milionë paundë stërlina, dhe nga e gjitha kjo nuk ka dalë asgjë”, – tha me pikëllim Nevil. Mançester Junajtidi u mund 2-0 në fushën e Uest Hemit dhe ndodhet shumë larg kreut të Premier Ligës, duke rrezikuar edhe kualifikimin për në Champions.
Sfidanti.al