Mediumet anglezë publikuan, lajmin se ka shumë mundësi që Zllatan Ibrahimoviçi të largohet, gjatë sezonit dimëror të transferimeve, nga “Old Trafordi”. Megjithëse i dëmtuar, Ibra, gjatë verës së kaluar, e vazhdoi kontratën edhe një vit tjetër, ndërsa u kthye para pak kohësh në fushë, por, sidoqoftë, është e qartë se ai dhe Romelu Lukaku nuk mund të luajnë dot bashkë. Sidoqoftë, këtij futbollisti suedez i duhet pak kohë që ta rimarrë formën e tij të mirë, kështu që, sikurse shkruan media angleze, ai po mendon që të ndryshojë mjedis, madje, gjatë këtij sezoni transferimesh.
Sipas informacioneve më të fundit, Ibra synon që të transferohet për në SHBA ose Kinë, ku mjaft klube kanë shprehur interesim të madh për të. kështu që ai, atje, do të mund të siguronte një pagesë të majme.
Sfidandi.al