MotoGP, Honda ben zgjedhjen; Puig menaxheri i skuadres

Skuadra e Repsol Hondes  ne Boterorin e MotoGP ka bere ndryshime ne stafin e saj. Rolin e Team Manager tashme e ka marre Alberto Puig qe do te zevendesoje ne kete detyre italianin, Livio Supo. Lajmi u konfirmua nga vete skuderia japoneze kampione e botes ne MotoGP. Puig do te nise detyren e tij te re qe ne testet e para qe Honda do te zhvilloje ne Sepang ne 28-30 janar.

Vete Alberto Puig u shpreh entuziast per kete detyre te re duke theksuar dhe mirenjohjen ndaj Hondes.

‘I jam shume mirenjohes Repsol Hondes per mundesine qe me dha-tha Puig-jam pjese e kesaj skuadre prej 25 vitesh, fillimisht si pilot dhe me pas ne rolin e  menaxherit te skuadres te klaseve me te vegjel dhe se fundmi kam qene trajner i piloteve te rinj aziatik.Per mua eshte nje nder i madh qe te mbuloj kete detyre ne nje skuader kaq te suksesshme’

Sfidanti.al