“Këmbët e lehta, faqja e bardhë”, thotë shprehja popullore, ndërsa në rastin e yjeve të rinj të futbollit duhet thënë “këmbët e lehta, xhepi plot”, ose “këmbët e talentuara, xhepi plot”. Fil Foden do ta ketë xhepin shumë më plot në vazhdim të karrierës së tij me Mançester Sitin, ndërsa mediat britanike njoftojnë se klubi anglez do të nisë bisedimet me sulmuesin 20-vjeçar për një kontratë të re. Për momentin, Foden merr 30 milionë paundë stërlina në javë, por pritet që pata e tij të bëhet më shumë se 3-fish më e madhe, duke arritur në 100 000 paundë stërlina në javë. Kjo do të thotë 5.2 milionë paundë stërlina në vit. Imagjinoni, një djalë që merr kaq milionë në vit, se ç’mund të bëjë me to, dhe se çfarë ndikimi mund të kenë ato para në botëkuptimin e tij, stilin e jetesës dhe vlerësimin e tij për të tjerët. E vetmja e mirë është që këto paga taksohen shumë, dhe ndoshta gjysmën e parave i merr shteti britanik.
Sfidanti.al